KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Zvicra po mbetë pa mjekë pediatër, të rinjtë nuk duan ta zgjedhin këtë degë, shkak rrogat dhe prindërit

Zvicra po mbetë pa mjekë pediatër, të rinjtë nuk duan ta zgjedhin këtë degë, shkak rrogat dhe prindërit

Në Zvicër ka mungesë të mjekëve pediatër. Madje, një doktor i një fushe të tillë, është përgjegjës për 1.600 fëmijë që t’i kontrollojë gjatë orarëve të tij.

Një pediatër i quajtur Pediatri Stefan Roth, i cili po e sheh fluksin e madh të punës, ka bërë thirrje të autoritetet që të stimulohet më shumë studimi në këtë drejtim dhe të pranohen më shumë student në këtë repart, në mënyrë të që vegjlit të kontrollohen në kohë reale.

Kjo pasi, prindërit janë gjithnjë e më të dëshpëruar në kërkimin e tyre për një pediatër. Kohët e pritjes janë të gjata dhe në raste urgjence, shpesh është e vështirë të gjesh një të tillë.

Mirëpo, ndonëse pediatërit po bëjnë thirrje për më shumë student, të rinjtë po hezitojnë të studiojnë pediatrinë pasi nuk duan të merren me prindërit e sotëm dhe për shkak të pagesave jo aq të kënaqëshme, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

Pjesën e pagesave e ka përmendur edhe një i ri i quajtur Lukas Scherrer i cili tha se “Problemi i parë është paga e ulët. Kjo është sigurisht edhe arsyeja pse shumë nga ata që trajnohen për t’u bërë mjekë nuk bëhen mjekë të përgjithshëm ose pediatër”.

Sidoqoftë, nëse gjendja vazhdon të jetë e tillë dhe mungesa e mjekëve pediatër bëhet më e theksuar, qeveria do duhet të formojë strategji të reja, në stimulimin dhe shtimin e numrit të mjekëve të rinjë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.