KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Zvicra nxjerr në shitje monedhën e re prej ari, prodhohen vetëm 5 mijë copë

Zvicra nxjerr në shitje monedhën e re prej ari, prodhohen vetëm 5 mijë copë

Monedha e re ka vlerë nominale prej 25 frangash, kushton 715 franga dhe do të prodhohet në vetëm 5.000 ekzemplarë.

Shtëpia Federale e Monedhave në Zvicër, Swissmint, ka prezantuar monedhën e re përkujtimore prej ari, e cila do të dalë në shitje të enjten, më 26 nëntor 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, monedha është prodhuar në cilësinë më të lartë të prerjes, të njohur si “Polished Plate”, dhe do të jetë në dispozicion në një tirazh të kufizuar prej vetëm 5.000 ekzemplarësh.

Çmimi i saj në dyqanin zyrtar online të Swissmint është 715 franga zvicerane.

Monedha përbëhet nga një aliazh ari me pastërti 90%, peshon 5,64 gramë dhe ka diametër prej 20 milimetrash, transmeton Telegrafi.

Dizajni i saj ndërthur disa elemente të historisë së monedhave zvicerane. Në njërën anë paraqitet stema e Zvicrës, e vendosur mbi degë trëndafilash alpinë, së bashku me mbishkrimin “SWITZERLAND” dhe vitin 2026.

Ky motiv është frymëzuar nga monedhat e para prej 20 frangash ari, të prodhuara në Bernë në vitin 1871.

Ndërsa ana tjetër paraqet kryqin zviceran, vlerën nominale prej 25 frangash dhe mbishkrimin “CONFOEDERATIO HELVETICA”, si homazh për monedhat historike prej 25 frangash të viteve 1955, 1956 dhe 1959.

Shitja online do të fillojë më 26 nëntor, në orën 08:00, përmes dyqanit zyrtar të Swissmint./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.