KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Zvicra miraton strategji të re për luftimin e valëve të të nxehtit dhe thatësirës

Zvicra miraton strategji të re për luftimin e valëve të të nxehtit dhe thatësirës

Qeveria zvicerane ka miratuar një strategji të re për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike për periudhën 2026–2031, e cila përfshin 56 masa në 30 fusha veprimi, me synim mbrojtjen e popullsisë dhe zvogëlimin e pasojave të temperaturave ekstreme dhe thatësirës.

Sipas Swissinfo, plani parasheh hartimin e hartave kombëtare të nxehtësisë dhe zhvillimin e sistemeve të monitorimit të thatësirës, në mënyrë që autoritetet të identifikojnë më shpejt zonat e rrezikuara dhe të përmirësojnë menaxhimin e burimeve ujore.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet bujqësisë dhe zonave alpine, ku mungesa e ujit mund të ndikojë në prodhimtarinë bujqësore dhe furnizimin me ujë, transmeton Telegrafi.

Strategjia përfshin gjithashtu masa për mbrojtjen e shëndetit publik, përfshirë krijimin e një qendre ekspertize për rreziqet shëndetësore që lidhen me ndryshimet klimatike.

Autoritetet synojnë të përmirësojnë monitorimin e pasojave të valëve të të nxehtit, përfshirë vdekjet dhe shtrimet në spital që lidhen me temperaturat e larta, si dhe të forcojnë mbrojtjen e punëtorëve që punojnë në kushte ekstreme të motit.

Pjesë e planit janë edhe projektet kërkimore për shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore, si dhe përmirësimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm.

Strategjia mbështetet në analizat e rreziqeve klimatike dhe skenarët e përgatitur nga institucionet zvicerane, ndërsa synon të rrisë gatishmërinë e vendit për t’u përballur me ndikimet e ndryshimeve klimatike në shëndet, mjedis dhe ekonomi./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.