KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zvicra mbetet treg i rëndësishëm për Kosovën, eksportet arrijnë vlerën e 92.2 milionë eurove

Zvicra mbetet treg i rëndësishëm për Kosovën, eksportet arrijnë vlerën e 92.2 milionë eurove

Kosova vazhdon të ketë një dallim të madh ndërmjet importeve dhe eksporteve. Gjatë periudhës janar-tetor 2026, në vend janë importuar mallra në vlerë prej mbi 6.3 miliardë eurosh, ndërsa eksportet kanë arritur në vetëm rreth 960 milionë euro.

Sipas të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës, vlera e përgjithshme e importeve gjatë dhjetë muajve të parë të vitit ishte 6 miliardë e 304.9 milionë euro, kundrejt 960 milionë eurove eksporte.

E një prej vendeve me favorite për eksport po del të jetë edhe Zvicra, shkruan Telegrafi.

Sipas raportimeve, shteti zviceran është një prej tregjeve më të rëndësishme për produktet kosovare, me eksporte në vlerë prej rreth 92.2 milionë eurosh.

Kurse, sa i përket importit të energjisë elektrike, Maqedonia e Veriut ishte vendi prej nga Kosova importoi më së shumti gjatë periudhës janar–tetor 2026.

Nga gjithsej 205.3 milionë euro energji elektrike të importuar, rreth 86.8 milionë euro erdhën nga Maqedonia e Veriut. Në vendin e dytë renditet Shqipëria, me rreth 69.5 milionë euro, ndërsa nga Mali i Zi u importuan rreth 22.2 milionë euro, shkruan Telegrafi.

Pasojnë Zvicra me 13.6 milionë euro, Greqia me 4.5 milionë euro, Danimarka me 3.9 milionë euro dhe Bullgaria me 3.2 milionë euro etj.

Kujtojmë se të dhënat për periudhën janar–tetor 2026 tregojnë kështu se, pavarësisht rritjes së eksporteve në muajt e fundit, ekonomia e Kosovës vazhdon të karakterizohet nga një varësi e lartë nga importet, me një hendek prej mbi 5.3 miliardë eurosh ndërmjet mallrave të importuara dhe atyre të eksportuara./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.