KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Zvicër: Nis fushata për t’i dhënë fund “penalizimit të martesës” në taksa

Zvicër: Nis fushata për t’i dhënë fund “penalizimit të martesës” në taksa

Një komitet ndërpartiak në Zvicër ka nisur fushatën për referendumin e 29 nëntorit, ku qytetarët do të votojnë për një nismë që synon t’i japë fund të ashtuquajturit “penalizim i martesës” në sistemin federal të taksave.

Nisma “Për tatime të drejta” synon që çiftet e martuara të mos paguajnë më shumë tatime sesa çiftet e pamartuara me kushte të ngjashme ekonomike. Mbështetësit kërkojnë që ky parim të zbatohet njësoj për familjet me një ose dy të ardhura, si dhe për çiftet me të ardhura të pabarabarta, përcjell Telegrafi.

Fushata mbështetet nga një grup i gjerë politik dhe shoqëror, përfshirë Partinë e Qendrës, Partinë Popullore Zvicerane, të Gjelbrit, PEV-në, UDF-në, Unionin Zviceran të Fermerëve dhe shoqatën “Family 3plus”.

Nisma vjen në një kohë kur qytetarët zviceranë kanë miratuar tashmë, më 8 mars 2026, parimin e tatimit individual. Sipas këtij sistemi, secili person do të tatohet veçmas, pavarësisht statusit martesor. Reforma pritet të hyjë në fuqi më së largu në fillim të vitit 2032.

Mbështetësit e nismës së re thonë se ajo nuk do të ndikonte në tatimet kantonale, por vetëm në tatimin federal të drejtpërdrejtë. Ata argumentojnë gjithashtu se do të shmangte një pjesë të barrës administrative që pritet të sjellë sistemi i tatimit individual.

Parlamenti zviceran rekomandon votimin kundër kësaj nisme. Vendimi përfundimtar do të merret nga qytetarët në referendumin e 29 nëntorit 2026./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.