KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zvicër, gati gjashtë vjet burg për burrin që pagoi dy burra për ta sulmuar ish-partneren e tij shtatzënë

Zvicër, gati gjashtë vjet burg për burrin që pagoi dy burra për ta sulmuar ish-partneren e tij shtatzënë

Gjykata Federale e Zvicrës ka konfirmuar dënimin me pesë vjet e 11 muaj burg për një burrë nga kantoni i Bernës, i cili kishte organizuar rrahjen e ish-partneres së tij shtatzënë, nga dy persona të paguar.

Sulmi kishte për qëllim ndërprerjen e shtatzënisë, por objektivi nuk u arrit.

Sipas raportimit të mediave zvicerane, vendimi i Gjykatës Federale u publikua të martën, më 13 tetor 2026, pasi u refuzua ankesa e të dënuarit në të gjitha pikat.

Ngjarja kishte ndodhur gjatë verës së vitit 2021, kur gruaja ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë. Dy personat e angazhuar nga ish-partneri e kishin pritur atë në hyrje të ndërtesës ku banonte, në mes të ditës, shkruan Watson, transmeton Telegrafi.

Sipas vendimit gjyqësor, sulmuesit përdorën një pajisje elektroshoku kundër barkut të saj, e tërhoqën drejt hyrjes së bodrumit dhe e goditën me grushte e shqelma në fytyrë, kraharor, bark dhe shpinë.

Gjykata Federale e la në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë të Bernës për nxitje të tentativës së ndërprerjes së paligjshme të shtatzënisë, tentativë të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore dhe vepra që lidhen me paraqitjen e dhunës.

I dënuari kishte kundërshtuar mënyrën se si ishin vlerësuar provat, si dhe revokimin e një dënimi të mëparshëm me burg prej gjithsej 28 muajsh për vepra që lidhen me narkotikët.

Megjithatë, Gjykata Federale i hodhi poshtë kundërshtimet dhe konfirmoi dënimin. Në arsyetimin e saj, gjykata theksoi se burri kishte treguar potencial të lartë për dhunë dhe se në të kaluarën kishte ushtruar dhunë ndaj disa grave./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.