KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zulfaj: Procesi i Berlinit garanton barazi për vendet e Ballkanit Perëndimor

Zulfaj: Procesi i Berlinit garanton barazi për vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, e ka vlerësuar të rëndësishëm Procesin e Berlinit për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një deklarim pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, Zulfaj tha se ky proces ofron barazi për të gjashtë vendet e rajonit dhe shërben si katalizator drejt anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se në qendër të procesit është tregu i përbashkët rajonal, me theks të veçantë te mobiliteti, lëvizja e lirë e qytetarëve dhe lehtësimi i tregtisë, në ndërlidhje me tregun e vetëm të BE-së.

Zulfaj rikujtoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit që nga viti 2022, të cilat përfshijnë njohjen e diplomave, qasjen në studime, njohjen e profesioneve dhe lëvizjen e lirë.

Ai tha se Bosnja dhe Hercegovina ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, ndërsa Serbia nuk duhet të pengojë njohjen e diplomave.

Zulfaj veçoi edhe deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka kërkuar mbylljen e Procesit të Berlinit, duke thënë se është e rëndësishme të merret parasysh roli i këtij procesi në garantimin e barazisë mes vendeve të rajonit.

Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 dhe synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. /rtk

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.