Nga: David Byrne (Talking Heads, 1985)
Përktheu: Agron Shala
Herën e fundit ajo u hodh nga dritarja
Epo, thjesht u kthye dhe buzëqeshi
Mund të mendosh se do të thoshte diçka
Por, do të duhej të prisje pakëz
Epo, zonjës s’i bëhet vonë
Jo, jo, jo, zonjës s’i bëhet vonë
Ajo thjesht e kthen kokën dhe zhduket
E mua më pëlqen goxha ky stil
Një varkë e vogël që pluskon në lumë
Po endet përmes mjegullës
Ajo kalon sa herë t’i teket
Epo, ja, po kalon prapë
Ama, s’ka asnjë problem
Jo, jo, jo, s’ka asnjë problem
Epo, çfarëdo që bën, për mua është në rregull
E mua më pëlqen goxha ky stil
Hajde, hajde, ngjitem e zbres
Më pëlqen kjo ndjesi e çuditshme
E di, e shoh, është si të shtihesh
Mbuloji veshët që të dëgjosh çfarë po them
Nuk kam humbur rrugën, por nuk e di ku jam
Kam një pyetje
Në rregull, në rregull, kjo është ajo që na pëlqen
Kush e di, kush e di se çfarë po mendoj?
Ajo thotë se dashuria nuk është ajo që kërkon
Por, të gjithë e dinë
Sa herë që shikohet në pasqyrë
Epo, i lë ndjenjat të shfaqen
Ama, zonjës s’i bëhet vonë
Jo, jo, jo, zonjës s’i bëhet vonë
Ajo vetëm kthehet dhe zhduket
E mua më pëlqen goxha ky stil
Uh-oh, uh-oh, ia nisëm përsëri
Nuk e di, nuk e di çfarë po them
Hej mik, hej mik, sigurisht që nuk ndihem njësoj
Asaj i pëlqen të thotë atë që ndien
Hej, a u befasova shumë?
E di që ti mendon kështu
Hajde, hajde, ajo thotë gjithçka
Kush e di, kush e di se çfarë po mendon?
Uh-oh, uh-oh
Uh-oh, uh-oh
…
Lexo po ashtu:
– Paranoja dhe poliritmet: Këngët më të mira të grupit Talking Heads
– David Byrne dhe intervista me vetveten: Muzika është diçka fizike dhe trupi shpesh e kupton atë para koke!
– Rruga pa krye
– Jeta në kohë lufte
– Era që dëgjon
– “Television Man” dhe pasqyra e shëmtisë sonë