KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna

ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës “Furnizimi me barna nga Ministria e Shëndetësisë”, për periudhën 2022–2024.

Subjekt i këtij auditimi janë Ministria e Shëndetësisë, si dhe komunat e Lipjanit, Gjilanit, Rahovecit, Mitrovicës së Jugut si dhe komuna e Ferizajt. Në fokus të auditimit do të jenë planifikimi, kontraktimi, shpërndarja dhe menaxhimi i barnave, me synim rritjen e efikasitetit në sektorin shëndetësor.

Auditimi ka njoftuar se do të vlerësojë nëse Ministria e Shëndetësisë ka vepruar në mënyrë ekonomike dhe efikase në procesin e furnizimit dhe shpërndarjes së barnave për kujdesin shëndetësor parësor dhe për sëmundjet e rralla.

“Sipas raportimeve mediatike, ndonëse Qeveria ka ndarë buxhet të konsiderueshëm për këto barna, në praktikë vazhdon të ketë mungesa. Aktualisht MSh-ja përmbush vetëm 35–40% të nevojave reale për disa barna, duke detyruar komunat dhe qytetarët që t’i sigurojnë ato vetë”, thuhet në njoftimin e ZKA.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.