KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zjarri përfshin kodrën e Cërnushës, Peci falënderon ekipet për intervenimin

Zjarri përfshin kodrën e Cërnushës, Peci falënderon ekipet për intervenimin

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se ekipet e zjarrfikësve, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, vullnetarë, Policia dhe FSK-ja janë angazhuar për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë kodrën e Cërnushës.

Peci ka vlerësuar intervenimin e shpejtë të ekipeve, duke falënderuar të gjithë ata që u përfshinë në aksionin për shuarjen e zjarrit.

“Shpërndarjes së shpejtë të zjarrit në kodrën e Cërnushës iu përgjigjën shpejt ekipet e zjarrfikësve, bashkë me Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit, vullnetarë, si dhe akterët e sigurisë, Policia e FSK”, ka shkruar Peci.

Ai ka bërë apel te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, veçanërisht për shkak të temperaturave ende të larta.

“Ju lutem shumë të keni kujdes të shtuar kur temperaturat janë ende të larta, sepse pasojat mjedisore mund të jenë katastrofale”, ka apeluar ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.