KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryebashkiakja: Shëndeti dhe siguria e pushuesve, shqetësimi ynë i parë

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryebashkiakja: Shëndeti dhe siguria e pushuesve, shqetësimi ynë i parë

Pas situatës së vështirë të krijuar nga zjarri në Vlorë, kryetarja e Bashkisë, Bruna Mersini së bashku me ekipin e bashkisë, drejtuesin e operatorëve turistikë Vasil Bedini dhe përfaqësuesesit e biznesit zhvilloi një takim për të diskutuar masat dhe reagimin ndaj situatave të tilla.

Në një reagim të saj, kryetarja e bashkisë thekson se prioritet mbetet shëndeti dhe siguria e qytetarëve dhe pushuesve të prekur nga zjarri.

Ajo shprehet se është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët dhe qendrat spitalore ku të dëmtuarit po marrin kujdesin mjekësor.

“Si mjeke, si nënë e pastaj me të gjitha përgjegjësitë e kryetarit të bashkisë, jam në kontakt të vazhdueshëm me familjarët dhe qendrat spitalore”, shprehet ajo, duke uruar shërim të plotë për të gjithë të prekurit.

Kryetarja e Bashkisë Vlorë nënvizon gjithashtu rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit mes institucioneve, bizneseve dhe komunitetit për përballimin e situatave emergjente.

“Kur përballemi me to, duhet të jemi pranë njerëzve dhe të reagojmë menjëherë, të gjithë bashkë”, thekson ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.