KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Zjarri në Himarë, shoqërohet në komisariat një person, dyshohet se i vuri flakën zonës

Zjarri në Himarë, shoqërohet në komisariat një person, dyshohet se i vuri flakën zonës

Një person është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës, pasi dyshohet se ka vendosur zjarrin në zonën e bypass-it të Vlorës, ku flakët përfshinë mbrëmjen e së premtes edhe lagjen nr. 1 në Himarë.

Personi i shoqëruar është një çoban i zonës, i cili kullot bagëtitë në territorin pranë bypass-it.

Sipas dyshimeve paraprake të autoriteteve, ai mund të ketë lidhje me vendosjen e flakëve, ndërsa po kryhen hetime për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Zjarri, i favorizuar edhe nga era e fortë, u përhap me shpejtësi dhe doli jashtë kontrollit, duke rrezikuar banesa dhe biznese. Si pasojë, gjashtë banesa u dogjën plotësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, raporton euronews.al.

Për shkak të rrezikut, banorët dhe turistët që ndodheshin në zonë u detyruan të largoheshin nga banesat dhe strukturat ku qëndronin.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave punuan gjatë gjithë natës për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Në orët e mëngjesit, situata u vu nën kontroll, ndërsa vijon puna për shuarjen përfundimtare të vatrave.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse personi i shoqëruar është përgjegjës për zjarrin dhe për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.