KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zjarri del jashtë kontrollit në Gojan të Pukës, flakët afrohen ngjitur me fshatin

Zjarri del jashtë kontrollit në Gojan të Pukës, flakët afrohen ngjitur me fshatin

Situata vijon të jetë kritike prej disa ditësh në Gojan të Pukës, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe tashmë po kërcënon seriozisht zonat e banuara.

Flakët kanë përshkuar thuajse një mal të tërë, ndërsa gjatë orëve të natës situata është përkeqësuar. Pamjet nga vendngjarja tregojnë vatrat e zjarrit të përhapura në terren, me flakët që shfaqen të pakontrolluara dhe që vijojnë të avancojnë në drejtim të fshatrave.

Ndërhyrja nga toka paraqitet e pamundur, për shkak të terrenit të vështirë dhe përmasave që ka marrë zjarri. Përballë rrezikut të përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara, prej disa ditësh ka nisur edhe evakuimi i banorëve nga zonat e prekura, me qëllim shmangien e rrezikut për jetën.

Situata mbetet shqetësuese, ndërsa vijon monitorimi i zjarrit dhe përpjekjet për të parandaluar afrimin e flakëve drejt banesave.

Terreni i thyer dhe përhapja e shpejtë e zjarrit e bëjnë situatën veçanërisht të vështirë, ndërsa banorët presin ndërhyrje për të frenuar flakët dhe për të garantuar sigurinë e zonave të banuara. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.