KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zjarret përfshijnë malet e Prishtinës, Komuna paralajmëron qytetarët

Zjarret përfshijnë malet e Prishtinës, Komuna paralajmëron qytetarët

Komuna e Prishtinës ka bërë apel urgjent për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar, pasi malet përreth kryeqytetit janë përfshirë nga zjarret.

Përmes një njoftimi, Komuna ka paralajmëruar se temperaturat e larta dhe kushtet e thata krijojnë rrezik të madh për përhapjen e shpejtë të zjarreve.

“Malet përreth Prishtinës po digjen! Në temperatura të larta dhe kushte të thata, mjafton vetëm një shkëndijë që zjarri të përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar pyjet, kafshët, pronat dhe jetën e njerëzve”, thuhet në apel.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në natyrë, të mos djegin barishte, hamullishta apo mbeturina dhe të mos hedhin cigare të ndezura.

Po ashtu, qytetarëve u është kërkuar të mos lënë prush apo materiale të tjera që mund të shkaktojnë zjarr.

Në rast se vërejnë tym apo zjarr, Komuna ka kërkuar që qytetarët të largohen nga zona e rrezikut dhe të njoftojnë menjëherë Zjarrfikësit e Kryeqytetit në numrin 193.

Komuna ka shprehur mirënjohje për zjarrfikësit dhe ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët po përballen me zjarret në terren.

“Një pakujdesi e vetme mund të shkaktojë një katastrofë të madhe. Mbrojtja e natyrës dhe e jetës është përgjegjësi e secilit prej nesh”, thuhet në njoftim.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të kontribuojnë në parandalimin e zjarreve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.