KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zjarr në një sipërfaqe me ullinj në Fier, zjarrfikësit dhe banorët në aksion për shuarjen e flakëve

Zjarr në një sipërfaqe me ullinj në Fier, zjarrfikësit dhe banorët në aksion për shuarjen e flakëve

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e së shtunës në fshatin Drizë, në bashkinë e Fierit.

Pas njoftimit nga banorët, në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Sipas informacioneve nga terreni, era po favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë vënien e tyre nën kontroll.

Në operacion janë përfshirë edhe banorët e zonës, të cilët po ndihmojnë zjarrfikësit me mjete rrethanore në përpjekje për të kufizuar përhapjen e zjarrit.

Fatmirësisht, vatra e zjarrit ndodhet larg zonës së banuar dhe deri më tani nuk raportohet për rrezik ndaj banesave.

Megjithatë, banorët shprehen se ndërhyrja po vështirësohet për shkak të terrenit të papërshtatshëm dhe mungesës së rrugëve që çojnë drejt parcelave me ullinj, çka pengon lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.