Policia ka nisur hetimet për një rast të zjarrvënies në fshatin Kijevë të Malishevës, i cili kishte ndodhur më 23 shtator.
Sipas Policisë, nga zjarri ishte përfshirë një objekt që viktima, mashkull kosovar, e shfrytëzonte për biznes me produkte ushqimore.
Si pasojë e zjarrit, objekti është dëmtuar tërësisht, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Rasti është iniciuar më 29 shtator në konsultim me prokurorin dhe është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/