Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot rreth 150 hektarë sipërfaqe malore dhe kullosa në fshatin Hereq të Gjakovës.
Sipas Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë, ekipet kanë intervenuar gjatë gjithë ditës për të vënë nën kontroll flakët.
Gjatë intervenimit, një zjarrfikës ka pësuar lëndime dhe është trajtuar nga ekipi i ambulancës.
Gjendja e tij raportohet të jetë stabile.
Falë angazhimit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe është parandaluar përhapja e mëtejshme.
Në operacion kanë marrë pjesë edhe zjarrfikësit nga Deçani, të cilët kanë ndihmuar ekipet e Gjakovës në përballimin e situatës.