KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Strumicës, midis fshatrave Banicë dhe Vodoçë

Zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Strumicës, midis fshatrave Banicë dhe Vodoçë

Zjarri i madh që shpërtheu sot në mesditë midis fshatrave Banicë dhe Vodoçë të Strumicës dhe lokalitetit Sofilar afër Strumicës është vënë pjesërisht nën kontroll dhe po bëhen prerje të mekanizuara për të parandaluar përhapjen, por sipas informacioneve të fundit nga NJTKZ Strumicë, zjarri ka arritur në vendbanimin Sofilar në Strumicë, ndërsa komandanti i zjarrfikësve të Strumicës, Aleksandar Gudev ka urdhëruar evakuimin e qytetarëve.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, nuk ka të lënduar ose objekte të djegura. Një objekt ndihmës është prekur, por, siç tha ai, nuk është djegur.

“Zjarri filloi të përhapet shpejt nëpër barin e lartë në fushë. NJTKZ doli menjëherë në vendngjarje dhe filloi shuarjen e zjarrit. Për shkak të seriozitetit të zjarrit kërkova ndihmë dhe zjarrfikësit nga Vallandova, Gjevgjelia, Radovishi dhe njësi të tjera zjarrfikëse dolën në terren për të ndihmuar zjarrfikësit e Strumicës dhe të vendosin kontrollin”, tha Angellovi.

Ai tha se për momentin ka kontroll të pjesshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.