KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Zjarr edhe në Tropojë, flakët përfshijnë masivet pyjore mbi 100-vjeçare

Zjarr edhe në Tropojë, flakët përfshijnë masivet pyjore mbi 100-vjeçare

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të shtunë në zonën e Nikaj-Mërturit, në Tropojë, konkretisht në Lugun e Ndërmajës, duke përfshirë nga flakët masive pyjore me pemë mbi 100-vjeçare.

Situata në Tropojë, ndryshe nga zona të tjera të vendit, kishte qenë e qetë deri më tani, pa raste të raportuara gjatë kësaj periudhe.

Zjarri përbën një kërcënim serioz për masivet pyjore të zonës, veçanërisht për pemët shekullore, duke e bërë ndërhyrjen e shpejtë të strukturave përgjegjëse të domosdoshme për frenimin e përhapjes së flakëve.

Për situatën ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, i cili u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të “angazhohen me të gjitha mjetet e forcat për fikjen e kësaj vatre zjarri”.

“Pas gjithë kësaj periudhe të vapës dhe rasteve të shumta të zjarrvënies në zona të ndryshme të vendit, deri sot në këtë moment në Tropojë nuk ka pasur asnjë rast të zjarrëvënies, por sot në zonën e Nikaj Mërturit, pikërisht në Lugun e Ndërmajës, masivet mbi 100-vjeçare janë përfshirë nga flakët!!! Thirrja ime shkon për të gjitha institucionet e agjencitë përgjegjëse si Bashkia, Prefektura e AEC e Republikës që të angazhohen me të gjitha mjetet e forcat për fikjen e kësaj vatre zjarri”, shkruan deputeti Çelaj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.