KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zhvillimet në Iran, Donald Trump Junior dhe partnerja e tij shtyjnë datën e dasmës?

Zhvillimet në Iran, Donald Trump Junior dhe partnerja e tij shtyjnë datën e dasmës?

Djali i Presidentit të Shteteve të Bashkuar drejt martesë? Jo aq shpejt?

Sipas një raportimi të Page Six, Donald Trump Jr. dhe Bettina Anderson dukeshin sikur po nxitonin drejt martesës.

Më herët është raportuar se ata kanë kaluar “me shpejtësi” nëpër disa etapa festive, përfshirë një bridal shower dhe një mbrëmje beqarie (bachelorette party), të mbajtura në rezidencën e babait të tij në Palm Beach, Mar-a-Lago, dhe se kanë qenë të interesuar ta planifikonin edhe një dasëm në Shtëpinë e Bardhë.

Foto: Getty Images

Megjithatë, meqë lufta në Iran po zgjat më shumë sesa pritej, duket se ata mund të detyrohen të presin edhe pak.

“Ata janë shumë të vetëdijshëm se një dasmë luksoze në Shtëpinë e Bardhë, në një kohë kur njerëzit po vdesin, nuk do të pritej mirë”, tha një burim i brendshëm. “Sidomos pas darkës shtetërore për Mbretin Charles — do të ishte tepër pompozitet dhe ceremonial”.

“Don ishte plotësisht mbështetës për bridal shower-in dhe mbrëmjen e beqarisë — ai dëshiron që të gjithë ta dinë se e adhuron dhe se planifikojnë të martohen”, shtoi burimi. “Por ata duan të sigurohen që koha të jetë politikisht e përshtatshme përpara se ta caktojnë zyrtarisht datën”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.