KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zhvillim i papritur në Botëror, Francë – Norvegji mund të pezullohet

Zhvillim i papritur në Botëror, Francë – Norvegji mund të pezullohet

Ndeshja e fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026 mes Francës dhe Norvegjisë mund të shtyhet ose të pezullohet përkohësisht për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Sipas mediumit francez L’Equipe, autoritetet lokale dhe organizatorët e turneut po monitorojnë nga afër parashikimet e motit përpara përballjes së Grupit I.

Reshje të dendura shiu, stuhi dhe rrezik nga rrufetë priten në zonën përreth stadiumit në kohën e fillimit të ndeshjes, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve.

Rregulloret e FIFA-s lejojnë shtyrjen, vonimin ose pezullimin e ndeshjeve nëse kushtet atmosferike konsiderohen të rrezikshme.

Një vendim përfundimtar pritet të merret më afër fillimit të takimit, në varësi të zhvillimit të situatës meteorologjike.

Franca e ka siguruar tashmë kualifikimin në fazën me eliminim direkt, ndërsa Norvegjia ende mban gjallë shpresat për avancim dhe do të dëshironte që ndeshja të zhvillohej sipas planit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.