Sulmuesi i kombëtares së Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, zhvilloi një paraqitje për t’u harruar në humbjen e thellë 4-1 ndaj Belgjika, në kuadër të fazës së 1/16 së finales të Kupës së Botës 2026.
Sulmuesi amerikan nuk arriti të japë asnjë kontribut vendimtar gjatë takimit.
Ai nuk shënoi gol, nuk regjistroi asistim, nuk krijoi asnjë rast për gol, nuk realizoi asnjë driblim të suksesshëm dhe nuk fitoi asnjë duel përmes ndërhyrjeve në fazën mbrojtëse.
Statistikat e Balogunit ishin zhgënjyese edhe në aspektin e shpërndarjes së topit.
Ai tentoi vetëm 10 pasime, numri më i ulët mes të gjithë titullarëve të SHBA-së. Prej tyre, vetëm gjashtë ishin të sakta, duke regjistruar përqindjen më të dobët të saktësisë së pasimeve në skuadrën amerikane, vetëm 60%.
Në total, Balogun preku topin vetëm 19 herë gjatë gjithë ndeshjes, shifra e dytë më e ulët mes lojtarëve të formacionit titullar të SHBA-së.
Më pak aksione me top regjistroi vetëm Amadou Onana, i cili u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi.
Kujtojmë se Balogun ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fazës së 1/32 së finales ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, por pas apelimit ai u lejua të luante në përballjen ndaj Belgjikës.
Pas heqjes së pezullimit të sulmuesit amerikan, edhe Donald Trump kishte falënderuar FIFA-n për vendimin që i mundësoi Balogunit të ishte në dispozicion për sfidën e fazës së 1/16 së finales. /Telegrafi/
