KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zhernovski, Mucunskit: Nëse pranoni sot se nuk ka “popull dhe gjuhë maqedonase të veriut”, a do t’u kërkoni falje qytetarëve që i manipuluat me gënjeshtra për vite me radhë?

Zhernovski, Mucunskit: Nëse pranoni sot se nuk ka “popull dhe gjuhë maqedonase të veriut”, a do t’u kërkoni falje qytetarëve që i manipuluat me gënjeshtra për vite me radhë?

LSDM po reagon ndaj deklaratave të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, i cili foli nga Dubrovniku për çështje që lidhen me identitetin maqedonas.

Sipas sekretarit ndërkombëtar të partisë, Andrej Zhernovski, fjalimi i Muçunskit është “hipokrizi që nuk njeh kufij”.

“Me vite i keni gënjyer qytetarët se Maqedonia ka humbur identitetin e saj. Se jemi bërë “maqedonas të veriut”. Se flasim “gjuhën maqedonase të veriut”. Se gjithçka maqedonase është fshirë me Marrëveshjen e Prespës. Sot, ju vetë pranoni publikisht se nuk ka popull maqedonas të veriut, as gjuhë maqedonase të Veriut, por vetëm dhe vetëm maqedonase! Së pari, presidenti i shtetit pranoi se Marrëveshja e Prespës konfirmon ekzistencën e popullit maqedonas, gjuhës maqedonase dhe kulturës maqedonase. Tani edhe ju po deklaroni me krenari nga Dubrovniku se “nuk ka gjuhë dhe popull maqedonas të Veriut” dhe se do të reagoni ndaj çdo provokimi të tillë.

Prit, djalosh, a nuk ishte OBRM-PDUKM-ja jote ajo që përhapi gënjeshtrën për vite me radhë se ne ishim bërë “maqedonas të Veriut”? A nuk ishte kjo fushata jote kryesore politike përmes së cilës fitove besim”, pyeti Zhernovski./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.