KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zhegrova ‘shkëlqen’ me Juventusin, Spalletti prapë i pakënaqur: Duhet të bëjë më shumë

Zhegrova ‘shkëlqen’ me Juventusin, Spalletti prapë i pakënaqur: Duhet të bëjë më shumë

Luciano Spalletti ka folur me superlativa për cilësitë e Edon Zhegrovës, por njëkohësisht i ka dhënë edhe një këshillë të qartë yllit të Kosovës.

Zhegrova e shijoi një ditë të veçantë me Juventusin, pasi luajti për herë të parë 90 minuta të plota me fanellën e “Zonjës së Vjetër”, në fitoren bindëse 4-0 ndaj Venezias.

Për yllin kosovar ishte gjithashtu starti i parë si titullar në Serie A që nga transferimi i tij nga Lille te gjiganti italian.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka vlerësuar talentin dhe aftësitë individuale të Zhegrovës, duke veçuar këmbën e tij të majtë, por ka theksuar se ai duhet të jetë më i përfshirë në lojë gjatë gjithë ndeshjes.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, me një këmbë të majtë fantastike, i cili mund ta bëjë dallimin. Ai prodhon momente shkëlqimi, por më pas bie nga loja”, tha fillimisht trajneri i Juventusit. 

“Ai duhet të qëndrojë vazhdimisht i përfshirë në lojë. Nuk mund të jetosh vetëm me dy momente shkëlqimi dhe asgjë tjetër”, ka deklaruar Spalletti.

Kështu, për Zhegrovën, 90 minutat ndaj Venezias përbëjnë një moment të rëndësishëm në aventurën e tij me Juventusin, ndërsa fjalët e Spallettit tregojnë se trajneri italian beson në potencialin e madh të futbollistit kosovar, por kërkon prej tij më shumë vazhdimësi gjatë ndeshjeve.

Zhegrova asistoi në ndeshjen e sotme, në golin e shënuar nga Juan Kabal. 

Me këtë asistim, ai shkoi në tri asistime në Serie A këtë sezon, ku ka shënuar edhe dy gola.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.