KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zhegrova, Rrahmani dhe Asllani në aksion sonte, shqiptarët synojnë paraqitje pozitive në Evropë

Zhegrova, Rrahmani dhe Asllani në aksion sonte, shqiptarët synojnë paraqitje pozitive në Evropë

Në kuadër të ndeshjeve që do të luhen sonte, fokus të veçantë do t’u dhurohet edhe lojëtarëve shqiptarë që do të paraqiten në ligat përkatëse.

Edon Zhegrova me Juventusin, Amir Rrahmani me Napolin dhe Fisnik Asllani me Hoffenheimin.

Pikëpyetje konsiderohet se a do të jetë startues Edon Zhegrova, apo trajneri Luciano Spalletti do të vazhdojë ta lërë në bankë rezervë.

Ndërkohë, Napoli i Amir Rrahmanit pas barazimit me Romën 3-3, synon të fitojë tre pikë dhe të ngritet në tabelë në kuadër të javës së nëntë të Serie A.

Kurse sulmuesi i Kombëtarës së Kosovës Fisnik Asllani do të luajë sonte ndaj Holstein Kiel-it, në kuadër të raundit të dytë të Kupës së Gjermanisë.

Fisniku në përballjen e kaluar të Hoffenheim ndaj Bayern Leverkusen në Bundesliga arriti të nxjerrë një penallti që siguroi golin e parë për skuadrën e tij.

Të tri ndeshjet do të luhën sonte në orar të njëjtë më fillim nga ora 20:45.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.