KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zhegrova në listën e Juventusit për Serie A, dy yje mbesin jashtë

Zhegrova në listën e Juventusit për Serie A, dy yje mbesin jashtë

Edon Zhegrova është përfshirë në listën e Juventusit për sezonin e ri të Serie A, ndërsa dy emra të njohur, Khephren Thuram dhe Arkadiusz Milik, kanë mbetur jashtë.

Juventusi ka dorëzuar listën prej 25 lojtarësh për kampionatin italian, ku në mesin e futbollistëve të përfshirë është edhe reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova.

Kjo është një lajm pozitiv për Zhegrovën, i cili pavarësisht se ishte lënë jashtë listës së Juventusit për Ligën e Evropës, do të jetë i regjistruar për të garuar në Serie A.

Në anën tjetër, Juventusi ka vendosur të mos i përfshijë në listën e kampionatit mesfushorin francez Khephren Thuram dhe sulmuesin polak Arkadiusz Milik.

Thuram së fundmi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjurin e djathtë dhe pritet të mungojë për shkak të rikuperimit.

Ndërkohë, Milik ka pasur probleme të vazhdueshme me lëndimet gjatë dy viteve të fundit dhe, pas transferimit të Nick Woltemade, Juventusi ka vendosur të mos e përfshijë atë në listën e Serie A.

Rregullat e kampionatit italian lejojnë që lista të ndryshohet gjatë sezonit në rrethana të caktuara, ndaj situata e lojtarëve të lënë jashtë mund të ndryshojë më vonë.

Për Zhegrovën, përfshirja në listën e Serie A është një sinjal i rëndësishëm se ai mbetet pjesë e planeve të Juventusit për kampionatin, nëse nuk shitet në Arabinë Saudite, apo Turqi, në ditët në vijim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.