KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zhegrova fantastik, e barazon rekordin e Lautaros e të Murielit

Zhegrova fantastik, e barazon rekordin e Lautaros e të Murielit

Edon Zhegrova vazhdon të tregojë vlerat e tij te Juventusi. Edhe pse nuk arriti të shënonte, futbollisti kosovar ishte ndër lojtarët më të rrezikshëm të bardhezinjve në barazimin 1-1 ndaj Cagliarit.

Zhegrova u aktivizua në fillim të pjesës së dytë nga trajneri Luciano Spalletti, në vend të Francisco Conceiçãos, dhe menjëherë i dha më shumë gjallëri fazës ofensive të Juventusit.

Anësori kosovar provoi plot pesë goditje në kuadratin e portës, por në asnjë rast nuk arriti ta mposhtte portierin Elia Caprile.

Rekord i veçantë në Serie A

Sipas statistikave të publikuara nga “Tuttomercatoweb”, që nga sezoni 2004/05, kur Serie A u rikthye në formatin me 20 skuadra, asnjë futbollist i aktivizuar nga banka rezervë nuk ka regjistruar më shumë se pesë goditje në kuadratin e portës në një ndeshje të vetme.

Zhegrova e barazoi këtë rekord, të cilin më parë e kishin arritur vetëm dy futbollistë të tjerë: Luis Muriel me Atalantën ndaj Udineses, në qershor të vitit 2020, dhe Lautaro Martinez me Interin ndaj Salernitanës, në shtator të vitit 2023.

Edhe pse nuk shënoi, paraqitja e kosovarit ishte një sinjal pozitiv për Juventusin, që kërkonte fitoren, por u desh të kënaqej me një pikë.

Spalletti e gjen një armë të rëndësishme nga banka

Kjo nuk është hera e parë që Zhegrova ndikon në lojën e Juventusit pas aktivizimit si zëvendësues. Në ndeshjen ndaj Sassuolos, ai kishte realizuar dy gola, duke dëshmuar se mund të jetë vendimtar edhe kur nuk e nis takimin nga minuta e parë.

Megjithatë, trajneri Spalletti nuk do të mund ta ketë në dispozicion kosovarin për ndeshjen e së enjtes ndaj Celta Vigos në Ligën e Evropës, pasi ai nuk është përfshirë në listën e Juventusit për këtë garë.

Pavarësisht kësaj, paraqitja ndaj Cagliarit e konfirmon Zhegrovën si një alternativë të rëndësishme në repartin ofensiv të skuadrës italiane. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.