Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministri për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, do të marrë pjesë në Takimin e Lidershipit (Davos Leadership Gathering), i cili do të mbahet në Davos nga 19 deri më 22 janar.
Ky takim prestigjioz do të mbledhë liderë botërorë, ekonomistë, bankierë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, me fokus në diskutimin e sfidave globale dhe zhvillimeve ekonomike ndërkombëtare.
Gjatë pjesëmarrjes së tij, z. Sali do t’i drejtohet forumit në kuadër të një paneli diskutimi, ku do të trajtohen çështje me rëndësi të veçantë si ndryshimet klimatike, konfliktet globale dhe përkujdesja sociale, duke theksuar rolin dhe angazhimin e Maqedonisë së Veriut në këto procese ndërkombëtare.
LEXO:
- Eurostat: Shqipëria e dyta në Evropë për ryshfet, Kosova me nivel dukshëm më të ulët
- Burri në Kinë i shpëton për pak shtypjes, tentoi ngritjen e 145 kilogramëve
- Java nis me mot të nxehtë, temperaturat arrijnë deri në 27°C
- Pos kryetarit, AAK ndryshon edhe emrin
- Brenda epiqendrës së shpërthimit të Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa virusi përhapet
- Kylie Jenner prezanton koleksionin e ri KHY, paraqitet provokuese
- Juventusi e mbyll sezonin me barazim ndaj Torinos, do të luajë në Ligën e Evropës
- Marrëveshja kornizë është “beso, por verifiko për steroidet”, thotë zyrtari i administratës amerikane
