Zendaya tërhoqi gjithë vëmendjen me një maskë të pazakontë të frymëzuar nga Kulla Eiffel, teksa iu bashkua kolegëve të saj në premierën e filmit The Odyssey, të mbajtur të martën në sheshin Trocadéro në Paris.
Aktorja 29-vjeçare bëri një paraqitje mbresëlënëse me aksesorin unik në kokë, në kuadër të promovimit të filmit, i cili del në kinema më 17 korrik.
Maska e saj e veçantë dhe fustani i bardhë vintage ishin pjesë e koleksionit Givenchy by Alexander McQueen.
Në filmin epik të regjisorit Christopher Nolan, Zendaya interpreton Athena-n, perëndeshën greke të mençurisë, luftës dhe zejtarisë.
Personazhi i saj shërben si mbrojtëse dhe udhërrëfyese hyjnore e Odiseut, të interpretuar nga Matt Damon, gjatë udhëtimit të tij të vështirë për t’u kthyer në shtëpi pas Luftës së Trojës.
Në premierë, Zendaya u shoqërua edhe nga koleget e saj Charlize Theron, 50 vjeçe, dhe Anne Hathaway, 43 vjeçe.
