Zendaya ka tërhequr vëmendjen me një nga prerjet më të shkurtra të flokëve që ka provuar deri tani, teksa u ribashkua në New York me bashkë-yjet e “Euphoria”, Hunter Schafer dhe Alexa Demie.
Aktorja 30-vjeçare u fotografua të premten në restorantin japonez Rule of Thirds në Brooklyn, ku darkoi me Schafer dhe Demie.
Zendaya kishte veshur një bluzë të kuqe të ndezur me pantallona ngjyrë krem, ndërsa pamja e saj u dallua veçanërisht për prerjen e re pixie, shkruan DailyMail.
Hunter Schafer, 27 vjeçe, e njohur për rolin e Jules Vaughn, zgjodhi një fustan të gjatë të zi, syze dielli dhe çantë krahu.
Ndërsa Alexa Demie, 35 vjeçe, e cila luan Maddy Perez, u shfaq me një bluzë të bardhë pa mëngë.
Prerja e re e Zendaya-s vjen pasi gjatë fundjavës ajo u shfaq edhe me flokë të valëzuara në një video të publikuar nga Prada Beauty, ku është ambasadore globale e markës.
Ndërkohë, ribashkimi me Schafer dhe Demie ka rikthyer vëmendjen te yjet e “Euphoria”, seriali ku Zendaya interpreton Rue Bennett.
Prej disa javësh, Zendaya ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes për shkak të komenteve negative online për pamjen e saj.
Nëna e saj, Claire Stoermer, kishte reaguar më herët ndaj këtyre kritikave, duke i cilësuar si të trishtueshme dhe frustruese. /Telegrafi/