KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Zemaj: Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat

Zemaj: Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave për terapitë e pacientëve me kancer, duke thënë se qindra pacientë po detyrohen t’i blejnë ato me paratë e tyre.

Përmes një postimi, Zemaj ka kritikuar menaxhimin e furnizimit me barna, duke theksuar se për këtë qëllim janë ndarë miliona euro përmes procedurave tenderuese.

“Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat për terapi, në mungesë të tyre, edhe pse për furnizim me barna janë dhënë miliona euro përmes tenderëve”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka akuzuar pushtetin për krijimin e, siç e quajti, një monopoli në sektorin farmaceutik, nga i cili sipas tij përfitojnë kompani të caktuara.

Zemaj ka pretenduar gjithashtu se këto kompani janë të lidhura me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa ka kritikuar mungesën e barnave për pacientët.

“E kemi thënë vazhdimisht se ka para më shumë, por ka monopol të madhë, nga i cili ka fitime të mëdha për kompani të veçanta farmaceutike të lidhura me pushtetin, direkt me udhëheqës në MSh, e ish vartës të këtij sektori jetik, ndërsa për pacientët ka shumë më pak barna dhe, sigurisht, kjo është barrë e rëndë për familjet e tyre e gjepin e varfër të qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar ai.

Zemaj e ka lidhur këtë çështje edhe me situatën politike në vend, duke pretenduar se shumica parlamentare nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit, pasi, sipas tij, nuk dëshiron mbikëqyrje dhe llogaridhënie për mënyrën se si menaxhohen fondet dhe shërbimet publike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.