KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zemaj: Logjika e LVV-së për ta nënshtruar LDK-në nuk kalon

Zemaj: Logjika e LVV-së për ta nënshtruar LDK-në nuk kalon

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se logjika e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për ta nënshtruar LDK-në nuk kalon.

Ai këtë deklaratë e tha sot para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ku priten të votohen nënkryetarët e saj.

“Logjika e LVV-së për t’i nënshtruar të tjerët të LDK nuk kalon. Tencenca për ta nënshtruar një subjekt poltikë në kutpim edhe të partneritetit edhe të emrave të cilat janë kategori kushtetuese sepse kryetari, nënkryetari janë kategori kushtetuese të cilat ju takojën subjekteve në bazë të fuqisë së partisë politike…”, ka thënë Zemaj.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se LVV është duke e bllokuar konstituimin e Kuvendit.

“Tashmë po e kuptoni se kush po e bllokon kuvendin, LVV. Është e drejtë ekskluzive e partive politike me i propozu nënkryetatët e Kuvendit, s’ka diskrecion asnjë parti tjetër me e bë këtë”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.