KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zemaj: Janë mbledhur mbi 150 nënshkrime për zgjedhje të reja në LDK

Zemaj: Janë mbledhur mbi 150 nënshkrime për zgjedhje të reja në LDK

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka bërë të ditur se janë mbledhur mbi 150 nënshkrime për të kërkuar mbajtjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm dhe organizimin e zgjedhjeve të reja brenda partisë.

Zemaj tha se edhe dega nga e cila vjen (Deçani) ka dalë me qëndrim unanim se LDK-ja duhet të hyjë në një proces reflektimi pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit dhe të organizojë zgjedhje të parakohshme në të gjitha strukturat e saj.

“Unë i takoj një dege e cila ka dhënë mendim unanim që duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe duhet të ketë reflektim mbi procesin zgjedhor të qershorit, domethënë në të gjitha strukturat e Lidhjes Demokratike, duke filluar nga kryetari e deri te nëndegët. Jo vetëm që e kam nënshkruar, por tashmë janë më shumë se 150 nënshkrime që kërkojnë mbajtjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm”, deklaroi Zemaj.

Sipas tij, kërkesa synon nisjen e një procesi të brendshëm reformues dhe rishikimin e rezultatit zgjedhor të LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.