KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky zbulon operacionin 40-ditor për të goditur dhe dobësuar Rusinë

Zelensky zbulon operacionin 40-ditor për të goditur dhe dobësuar Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se miratoi një plan që Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës (SBU) të nisë një operacion 40-ditor që synon të ushtrojë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës.

Meqenëse i gjithë planifikimi ushtarak i Ukrainës mbetet rreptësisht konfidencial, Zelensky nuk dha detaje shtesë se çfarë do të përfshinte ky operacion.

Ai e lavdëroi SBU-në për suksesin e saj të fundit në “goditjen e personelit dhe pajisjeve të forcave pushtuese”.

Gjatë javëve të fundit, forcat ukrainase i kanë dhënë një sërë goditjesh logjistikës, infrastrukturës energjetike dhe ndjenjës së “sigurisë së prapavijës së thellë” të Rusisë, duke nisur sulme kundër Krimesë dhe Moskës.

Ndryshe, forcat speciale ukrainase kanë ndërmarrë një operacion zbarkimi dhe kanë marrë nën kontroll një gadishull me rëndësi strategjike në jug të Ukrainës.

Bëhet fjalë për gadishullin Kinburn, një zonë që ndodhet në grykëderdhjen e lumit Dnipro në Detin e Zi dhe që ka rëndësi të madhe ushtarake për shkak të pozicionit të tij.

Kontrolli mbi këtë territor i jep mundësi palës që e zotëron të mbikëqyrë rrugët detare dhe qasjen drejt porteve të rëndësishme ukrainase. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.