KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky bisedon me Rubion, tregon për temat që diskutuan

Zelensky bisedon me Rubion, tregon për temat që diskutuan

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka biseduar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke cilësuar diskutimin me të si shumë të rëndësishëm.

Kjo bisedë vjen në një moment tensionesh publike dhe diplomatike mes dy palëve lidhur me strategjinë e luftës dhe ndihmën amerikane.

Sidoqoftë, Zelensky ka thënë se është mirënjohës për gatishmërinë e zyrtarit të lartë amerikan për të ndihmuar Ukrainën në përballjen e saj me Rusinë.

“Së pari, bëhet fjalë për interceptorë kundër raketave balistike, të cilët janë të nevojshëm për të mbrojtur jetë njerëzish. Së dyti, bëhet fjalë për paralajmërimin e hershëm ndaj sulmeve me raketa balistike ruse, gjë që është jetike. Së treti, bëhet fjalë për situatën lidhur me Starlink/Starshield, e cila duhet të rivendoset.”, ka shkruar Zelensky në rrjetet sociale.

Ai ka thënë se po vazhdojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

“Ramë dakord që të kontaktojmë sërish së shpejti për një përditësim. Faleminderit, Marco, për diskutimin konstruktiv! Faleminderit të gjithëve në Amerikë që mbështesin qasje të drejta!”, ka thënë Zelensky. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.