KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Zejnulla Gashi pranon zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Zejnulla Gashi pranon zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Kryeprokurori i shtetit, Zejnulla Gashi ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën, nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit, Agron Qalaj.

Kryeprokurori i ri i shtetit, Gashi tha se do të ketë kryeprokuror i të gjithëve dhe do të punojnë në forcimin e ligjit.

“Sapo e pranova detyrën nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zoti Qalaj. Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë. Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, u shpreh ai.

Ndryshe, Gashi një ditë më parë është dekretuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Ai u propozua nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për postin e Kryeprokurorit të Shtetit, duke siguruar pesë nga gjashtë votat e anëtarëve të Këshillit. Ai pason në këtë detyrë Blerim Isufajn. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.