TË FUNDIT

    Kryeziu: Gjyqtarët e Kosovës janë të nivelit evropian

    March 30, 2023

    A do të kthehet? Efi banorja më e votuar nga publiku për tu rikthyer në Big Brother VIP

    March 30, 2023

    Miftaraj: Kurti si qeveritar, maksimumi është një kopje e dobët e Hashim Thaçit

    March 30, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Zëdhënësja e BE-së tregon hapin e radhës për liberalizimin e vizave për Kosovën
    Lajme

    Zëdhënësja e BE-së tregon hapin e radhës për liberalizimin e vizave për Kosovën

    By A.JMarch 13, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) në përbërje prej 27 vendeve të BE-së javën që shkoi i ka dhënë «dritën e gjelbër» liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Zëdhënësja e BE-së për çështjet e Brendshme të Komisionit Evropian, Anitta Hipper për gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka komentuar vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

    “Këshilli i BE-së vendimi është marrë në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel ku ministrat e BE-së e miratuan këtë vendim në lexim të parë, pa diskutime, pasi për këtë, kishte pasur pajtueshmëri në takimin e mëhershëm të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare. Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e sigurisë dhe migracionit dhe për të harmonizuar politikën e saj të vizave me atë të BE-së”, thotë ajo.

    Ajo tha se rregullat e reja do t’u mundësojnë bartësve të pasaportave të Kosovës udhëtimin në BE pa viza për qëndrim në një periudhë deri 90 ditë gjatë periudhës prej 180 ditëve.

    BE-ja ka vlerësuar se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, ndërsa në bazë të këtij vlerësimi, Komisioni propozoi heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

    “Ne mirëpresim marrëveshjen e arritur nga Këshilli [më 9 mars] për heqjen e vizave për Kosovën. Propozimi duhet ende të miratohet nga Parlamenti Evropian për t’u bërë përfundimtar. Marrëveshja e arritur parasheh që liberalizimi i regjimit të vizave për Kosovën të hyjë në fuqi nga data e hyrjes në shërbim të ETIAS. Nëse ETIAS ka vonesa, data e fillimit nuk duhet të jetë më vonë se 1 janar 2024”, ka deklaruar ajo.

    Ajo ka shtuar ne vazhdim se “Vlerësimi i Komisionit ishte i qartë që nga korriku 2018. Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Kosova ka punuar shumë për të përmbushur të gjitha standardet dhe vazhdimisht tregon përkushtimin e saj. Ata punojnë pa u lodhur për të siguruar që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë pa viza”.

    Sipas këtij vendimi, data e nisjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë koha kur të jetë tërësisht funksional sistemi i autorizimit dhe verifikimit të udhëtimeve (ETIAS), apo jo më vonë se 1 janari i vitit 2024. Deri vonë ishte besuar se hyrja në fuqi e këtij sistemi do të jetë më 1 nëntor të këtij viti, por ky afat është shtyrë për vitin 2024.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Kryeziu: Gjyqtarët e Kosovës janë të nivelit evropian

    March 30, 2023

    Miftaraj: Kurti si qeveritar, maksimumi është një kopje e dobët e Hashim Thaçit

    March 30, 2023

    Hoti-Muratit: “Qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët, serbëve ua paguajtët 98 milionë euro për energji

    March 30, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Kryeziu: Gjyqtarët e Kosovës janë të nivelit evropian

    By A.JMarch 30, 20230

    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë janë të…

    Miftaraj: Kurti si qeveritar, maksimumi është një kopje e dobët e Hashim Thaçit

    March 30, 2023

    Hoti-Muratit: “Qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët, serbëve ua paguajtët 98 milionë euro për energji

    March 30, 2023

    A ka diçka personale me Albin Kurtin? Përgjigjet Haki Abazi!

    March 30, 2023

    TË TJERA

    A do të kthehet? Efi banorja më e votuar nga publiku për tu rikthyer në Big Brother VIP

    March 30, 2023

    “Dhuroja 1 mijë euro familjes së Palit”, Olta kërkon të vë në vështirësi Luzin, përgjigja e la pa fjalë

    March 30, 2023

    Kiara lë “pa frymë” Luizin, i çon dronin me mesazhin e koduar, ja si reagon Luizi

    March 30, 2023

    Elita Rudi përfundon në spital

    March 30, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Kryeziu: Gjyqtarët e Kosovës janë të nivelit evropian

    March 30, 2023

    A do të kthehet? Efi banorja më e votuar nga publiku për tu rikthyer në Big Brother VIP

    March 30, 2023

    Miftaraj: Kurti si qeveritar, maksimumi është një kopje e dobët e Hashim Thaçit

    March 30, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.