KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zbardhen vjedhjet në shkollat e Vitisë, pajisjet e vjedhura u kthehen institucioneve arsimore

Zbardhen vjedhjet në shkollat e Vitisë, pajisjet e vjedhura u kthehen institucioneve arsimore

Komuna e Vitisë ka bërë të ditur se është zbardhur rasti i vjedhjeve në disa institucione arsimore, ndërsa pjesa më e madhe e pajisjeve të vjedhura tashmë u janë kthyer shkollave përkatëse.

Sipas njoftimit, pajisjet e rikthyera u përkasin Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë, SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, si dhe Shkollës së Mesme Teknike IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti.

Me këtë rast, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vitisë, Arta Ajeti, e shoqëruar nga përfaqësues të institucioneve përkatëse, ka pranuar sot pajisjet që më herët ishin gjetur tek personat e dyshuar, pas ftesës nga Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Viti.

Ajeti ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe të gjithë ata që kontribuuan në zbardhjen e rastit, duke theksuar se kthimi i pajisjeve është i rëndësishëm për funksionimin normal të institucioneve shkollore dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.