KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Zana Kotorri emërohet në krye të KIESA-s, zëvendëson Irfan Lipovicën

Zana Kotorri emërohet në krye të KIESA-s, zëvendëson Irfan Lipovicën

Zana Kotorri është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), duke zëvendësuar në këtë pozitë Irfan Lipovicën.

Telegrafi ka mësuar se vendimi për emërimin e Kotorrit është marrë së fundmi dhe ajo tash e tutje do ta drejtojë KIESA-n në cilësinë e ushtrueses së detyrës.

Sipas burimeve të Telegrafit, emërimi i saj është bërë me vendim të ministres në detyrë te Industrisë e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila

Kotorri vjen në këtë pozitë pas Irfan Lipovicës, i cili kishte ushtruar detyrën e drejtorit të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë.

Telegrafi, po pret edhe konfirmim nga MINT-it për këtë emërim, ndryshe KIESA është agjenci përgjegjëse për promovimin dhe mbështetjen e investimeve, eksporteve dhe zhvillimit të ndërmarrjeve në Kosovë. /Telegrafi/.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.