KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Zafirovska për situatën në Gostivar: Ka filluar të ulet numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore

Zafirovska për situatën në Gostivar: Ka filluar të ulet numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore

Epidemiologia nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, Zorica Zafirovska thotë se gjatë 24 orëve të fundit ka filluar të bie numri i personave që kërkojnë ndihmë shëndetësore si pasojë e ujit të ndotur në Gostivar.

Sipas saj, gjithsej gjatë 24 orëve të fundit kanë kërkuar ndihmë 111 pacientë.

“Pra, gjatë 24 orëve të fundit, numri ka filluar të ulet. Në Infektivë të Gostivarit, gjatë 24 orëve të fundit, 111 pacientë të tjerë kanë kërkuar ndihmë dhe 26 pacientë kanë ardhur për vizita kontrolli. Në Qendrën e Emergjencës në Gostivar janë raportuar 7 raste të reja, ndërsa në Departamentin e Pediatrisë në Gostivar janë raportuar 65 pacientë të rinj”.

“Ndryshe nga dje, numri po fillon të ulet. Është shpallur epidemi e gastroenteritit në territorin e Komunës së Gostivarit. Situata epidemiologjike po monitorohet rregullisht. Kjo do të thotë se po kryhen hetime epidemiologjike dhe po merren materiale për analiza, përfshirë koprokulturat. Aktualisht po presim rezultatet e mostrave të marra”, tha Zafirovska.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.