KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ymeri: Nga janari, 9 shtetas serbë në ditë morën lejeqëndrim të përkohshëm në Kosovë

Ymeri: Nga janari, 9 shtetas serbë në ditë morën lejeqëndrim të përkohshëm në Kosovë

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime lidhur me numrin e lejeqëndrimeve të dhëna për shtetasit serbë në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit.

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka deklaruar se nga 1 janari deri më 30 qershor, mesatarisht rreth nëntë shtetas serbë në ditë kanë përfituar lejeqëndrim të përkohshëm në Kosovë.

Sipas saj, shtetasit serbë përbëjnë nacionalitetin e dytë për nga numri i lejeqëndrimeve të përkohshme të përfituara, pas shtetasve turq.

“Gjithashtu nacionaliteti serb prin i pari për lejeqëndrime të përhershme, me deri në 27 pranime në muaj”, ka shkruar Ymeri.

Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje në postimin e saj lidhur me numrin total të lejeqëndrimeve apo kategoritë për të cilat janë dhënë ato./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.