Ylli i TikTok, Sydney Towle, ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare pas një beteje me kancerin. Familja e saj e njoftuan këtë lajm të trishtueshëm në rrjetet sociale.
“U prehsh në paqe, Sydney Elizabeth Towle. 15 nëntor 1999 – 5 gusht 2026. Një rreze e pashtershme dielli. Bijë, motër dhe mike për shumë njerëz”, shkruhej në foton e saj.
Vëllai i saj, Austin Towle, shkroi në TikTok se ajo ishte motra më e mirë ndonjëherë. Sydney u diagnostikua me kolangiokarcinoma, një formë e rrallë e kancerit të kanalit biliar, në moshën 23 vjeç.
Që atëherë, ajo regjistroi detajet e jetës së saj të përditshme dhe i publikoi ato në rrjetet sociale. Ndërsa sëmundja përparonte, ajo iu nënshtrua disa operacioneve dhe formave të ndryshme të kimioterapisë.
Në maj të këtij viti, ajo njoftoi se kishte mësuar se kanceri ishte përhapur në peritoneum, membranën që vesh zgavrën e barkut dhe legenin. Ajo tha se onkologu i saj refuzoi të vazhdonte trajtimin dhe e këshilloi të fillonte kujdesin paliativ, i cili është i destinuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme.
Ajo e refuzoi sugjerimin e tij dhe vazhdoi të trajtohej nga një specialist tjetër. Gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi para vdekjes së saj. /Telegrafi/
