KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ylli i Real Madridit përfundon në gjyq pas sulmit të rëndë të qenve të tij ndaj një 17-vjeçari

Ylli i Real Madridit përfundon në gjyq pas sulmit të rëndë të qenve të tij ndaj një 17-vjeçari

Gjykata penale në Madrid ka caktuar 21 dhjetorin si datën kur do të nisë gjyqi ndaj mbrojtësit të Real Madridit, Ferland Mendy, i akuzuar për neglizhencë pas një sulmi të rëndë nga qentë e tij ndaj një të mituri 17-vjeçar.

Prokuroria kërkon që futbollisti francez të gjobitet me 1,200 euro dhe të paguajë 5,700 euro dëmshpërblim për të dëmtuarit.

Sipas një vendimi procedural të 1 tetorit, të raportuar nga gazeta spanjolle Sport, seanca do të mbahet në gjykatën e Madridit, në rrugën Julian Camarillo. Në gjyq janë thirrur Mendy, dëshmitarët, ekspertët dhe viktimat. Futbollisti do të dëshmojë me ndihmën e një përkthyesi të frëngjishtes.

Ngjarja ka ndodhur më 4 janar 2023, kur katër qen të Mendy dolën nga prona e tij në Alcobendas, pasi porta nuk ishte mbyllur siç duhej.

Njëri prej qenve iu afrua një gruaje që po shëtiste qenin e saj dhe e sulmoi atë aq rëndë, sa veterinerët u detyruan ta eutanizonin.

Situata u përkeqësua kur një 17-vjeçar, i cili po shëtiste qenin e tij dhe e pa sulmin, ndërhyri për ta ndihmuar gruan. Ai u bë viktima e radhës.

Qeni e kafshoi me forcë në këmbën e majtë, duke i shkaktuar katër plagë, disa prej të cilave deri në dy centimetra në diametër. I riu iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe iu deshën 30 ditë për t’u shëruar.

Edhe qeni i tij pësoi lëndime, pasi u kafshua në qafë dhe në gjoks, ndërsa humbi një dhëmb. Atij iu desh t’i nënshtrohej një operacioni urgjent.

Prokuroria e akuzon Mendy për neglizhencë, duke pretenduar se ai nuk tregoi kujdesin e duhur dhe nuk mori masat e nevojshme për të siguruar që porta të ishte mbyllur mirë pasi automjeti kishte hyrë në pronë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.