Desire Doue do të përballet me një periudhë të gjatë rikuperimi pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin e djathtë, por kthimi në fushë mund të jetë vetëm fillimi i një procesi edhe më të gjatë rehabilitimi.
Fizioterapisti sportiv, Florian Forelli, në një prononcim për RMC Sport, ka paralajmëruar se futbollistëve mund t’u duhen nga dy deri në tre vjet për ta rikthyer nivelin e tyre të mëparshëm pas një dëmtimi të tillë.
“Lojtarët na pyesin se kur do të mund të kthehen në fushë dhe ne mund t’u themi se kjo mund të ndodhë pas tetë deri në 12 muajsh. Por ata nuk pyesin se kur do ta rikthejnë nivelin e tyre të mëparshëm, sepse mesatarisht kjo kërkon pothuajse dy deri në tre vjet”.
Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes psikologjike gjatë rehabilitimit, duke e cilësuar këputjen e ligamentit të kryqëzuar si një traumë të madhe edhe në aspektin mendor.
Paris Saint-Germaini ka konfirmuar se Doue do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale para përfundimit të muajit nëntor, por ende nuk ka bërë të ditur një afat zyrtar për rikthimin e tij në fushë.
Një situatë e tillë mund të shkojë edhe për yllin tjetër, Kvara Kvaratskhelia që gjithashtu ka këputur ligamentin kryesor të gjurit dhe si pasojë e ka humbur sezonin.
Përndryshe, gjiganti francez pritet të jetë aktiv në afatin kalimtar dimëror për t’u përforcuar në aspektin ofansiv./Telegrafi/

