KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ylli i Interit në nivelin e Mbappe, Haaland dhe Kane

Ylli i Interit në nivelin e Mbappe, Haaland dhe Kane

Sipas të dhënave të publikuara nga Opta, Lautaro Martinez, Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Harry Kane janë të vetmit katër futbollistë që kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në më shumë se 10 gola në secilin prej shtatë sezoneve të fundit në pesë ligat kryesore të Evropës.

Kapiteni i Interit ishte protagonist absolut në fitoren 2-1 ndaj Genoas të dielën në “Marassi”, duke kontribuar me një gol dhe një asistim.

Falë kësaj paraqitjeje, sulmuesi argjentinas kryeson aktualisht listën e golashënuesve në Serie A me tetë gola, një më shumë se ylli i Milanit, Christian Pulisic.

Statistikat e Optas të publikuara në rrjetin social X konfirmojnë vazhdimësinë dhe ndikimin e jashtëzakonshëm të Lautaros në vitet e fundit.

“Lautaro Martinez është një nga katër lojtarët e vetëm që kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në më shumë se 10 gola (8 gola dhe 3 asistime këtë sezon) në secilin prej shtatë sezoneve të fundit në ligat e mëdha evropiane, së bashku me Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Harry Kane. I pandalshëm”, shkruan Opta.

Që nga transferimi te Interi në verën e vitit 2018, “El Toro” ka realizuar 165 gola në 355 ndeshje me fanellën zikaltër, duke u shndërruar në një prej ikonave moderne të klubit.

Fitues i Kupës së Botës 2022 me Argjentinën, Lautaro u shpall golashënuesi më i mirë i Serie A në sezonin 2023/24 me 24 gola, duke ndihmuar Interin të fitonte Scudetton e 20-të në histori.

Po ashtu, ai u shpall golashënuesi më i mirë i Copa America 2024 me kombëtaren argjentinase, duke vulosur statusin e tij si një nga sulmuesit më vendimtarë në futbollin botëror. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.