KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ylli i Chelseat i gatshëm të detyrojë një transferim te Barcelona

Ylli i Chelseat i gatshëm të detyrojë një transferim te Barcelona

Sulmuesi brazilian i Chelseat, Joao Pedro dëshiron të transferohet te Barcelona në afatin kalimtar të verës.

Sipas gazetës Diario Sport, Joao Pedro është i vendosur ta detyrojë një largim nga Chelsea në favor të një transferimi në Barcelonë.

Drejtori sportiv i Barçës, Deco, kohët e fundit bëri një tjetër udhëtim në Londër për t’u takuar me shoqëruesit e sulmuesit brazilian dhe për të përshpejtuar një marrëveshje të mundshme.

Pedro, i cili së fundmi u la jashtë skuadrës së Brazilit për Kupën e Botës, është i gatshëm të largohet nga “Blutë”, pavarësisht emërimit të Xabi Alonsos si trajner i ri.

24-vjeçari, i cili ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë nëntë asistime në një sezon ndryshe të dobët 25/26 për Blutë, është caktuar si lojtari i zgjedhur i Barçës për të pasuar Robert Lewandowskin.

Çmimi i lojtarit vlerësohet të jetë 75 milionë euro, por ka të ngjarë që Chelsea të kërkoj më shumë për të lejuar largimin e tij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.