Golden Eagle Ylli është rikthyer te fitorja në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Rahovecin 029 me rezultat 93:79, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë.
Pas humbjes nga Trepça në xhiron e kaluar, skuadra nga Suhareka reagoi para tifozëve të saj dhe e kontrolloi ndeshjen, sidomos në pjesën e dytë, kur arriti ta thellojë epërsinë.
Connor Withers ishte ndër lojtarët kryesorë të Yllit, duke e mbyllur takimin me 16 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.
Kontribut të rëndësishëm dha edhe Lis Shoshi, me 12 pikë e nëntë kërcime.
Te Rahoveci 029, Zion Fruster ishte më efikasi me 20 pikë, ndërsa Mika Adams regjistroi 16 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime.
Me këtë fitore, Ylli regjistron suksesin e katërt në shtatë ndeshje, ndërsa Rahoveci 029 mbetet me dy fitore dhe pesë humbje./Telegrafi/

