KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Yll Limani publikon këngën e re “Ta kom fal”

Yll Limani publikon këngën e re “Ta kom fal”

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të albumit “Thirrëm Sot ose Nesër”, të publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, Yll Limani rikthehet sot me projektin e tij të parë muzikor për këtë vit, këngën e re “Ta Kom Fal”.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe videoklipit, i cili është realizuar në Berlin, Gjermani, në bashkëpunim me një nga top produksionet gjermane.

Atmosfera filmike, qasja artistike dhe standardi i lartë i realizimit e bëjnë videoklipin një pjesë të rëndësishme të rrëfimit që përcjell kënga.

– YouTube youtu.be

Me një interpretim emocional dhe një histori që prek temat e dashurisë, faljes dhe reflektimit, “Ta Kom Fal” vjen si vazhdim natyral i një periudhe shumë të suksesshme për Yllin, pas albumit që u mirëprit nga publiku dhe u shndërrua në një prej projekteve më të komentuara të viteve të fundit.

Kënga tani është e disponueshme në të gjitha platformat digjitale. Yll Limani aktualisht ndodhet në turneun e tij, i cili po vazhdon me sukses në mbarë rajonin dhe ku artisti po performon para mijëra fansave në qytete të ndryshme.

Me “Ta Kom Fal”, Yll Limani vazhdon të dëshmojë aftësinë e tij për të sjellë vazhdimisht risi, duke ruajtur njëkohësisht identitetin e tij unik artistik që e ka bërë të dashur për publikun në mbarë trojet shqiptare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.