Lamine Yamal më në fund ka treguar se çfarë i tha Lionel Messit në një moment emocional pas finales së Botërorit 2026. Ylli i ri i Barcelonës u pa duke përqafuar legjendën argjentinase pas ndeshjes, në një moment që simbolizoi kalimin e një epoke te tjetra në futbollin botëror.
Spanja siguroi triumfin në një finale të tensionuar ndaj Argjentinës, duke fituar falë golit vendimtar të Ferran Torresit në kohën shtesë. Ky sukses e kurorëzoi 19-vjeçarin Yamal si kampion bote dhe e forcoi edhe më shumë statusin e tij si një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit botëror.
Në anën tjetër, humbja shënoi një përfundim emocional për Messin në skenën ndërkombëtare. Në moshën 39-vjeçare, legjenda argjentinase u largua nga kombëtarja pas turneut, ndërsa pa një gjeneratë të re të ngrejë për herë të parë trofeun më të rëndësishëm të futbollit.
Në një intervistë të fundit përThe Guardian, Yamal tregoi më shumë për atë përqafim me Messin pas përfundimit të finales. 19-vjeçari tha se donte ta falënderonte argjentinasin për gjithçka që kishte bërë për futbollin.
“Thashë faleminderit për gjithçka që i ke dhënë futbollit. Nuk i bëj gjërat për t’u dukur bukur në fotografi, më erdhi nga brenda”, rrëfeu Yamal.
Gjatë intervistës, Yamal foli edhe për fotografinë e famshme ku Messi shfaqet duke e larë atë kur ishte vetëm foshnjë.
Edhe pse fotografia është bërë tashmë pjesë e historisë së futbollit, Yamal zbuloi se fillimisht kishte qenë kundër publikimit të saj, pasi nuk dëshironte që ajo të nxiste vazhdimisht krahasimet mes tij dhe Messit./Telegrafi/