KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Yamal vendos rekord në Evropë, a do të jetë Atletico Madridi “viktima” e tij e radhës?

Yamal vendos rekord në Evropë, a do të jetë Atletico Madridi “viktima” e tij e radhës?

Lamine Yamal po kalon një sezon fantastik me Barcelonën, duke vendosur shifra që askush tjetër në Evropë nuk po arrin t’i prekë.

Talenti spanjoll ka kontribuar në 24 gola këtë sezon, me 13 realizime dhe 11 asistime në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Me këto statistika, ai është më i miri në pesë ligat kryesore evropiane, përpara bashkëlojtarit Raphinha (22), Kylian Mbappes (19), Harry Kane (16) dhe Erling Haalandit (14).

Yamal ka realizuar pesë gola në pesë ndeshjet e fundit dhe tani synon të vazhdojë serinë në përballjen e së dielës ndaj Atletico Madridit në Metropolitano.

Barcelona e kryeson La Ligën me dy pikë më shumë se skuadra e Diego Simeones.

Ndërkohë, 19-vjeçari së fundmi theu edhe rekordin e Mbappes për golat në Ligën e Kampionëve para moshës 20-vjeçare, duke arritur në 14 realizime. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.